Kur zhbëhet një pjesë e trashëgimisë historike/ Ngjashmëritë dhe kontrasti mes një bari në Romë dhe Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Kur zhbëhet një pjesë e trashëgimisë historike/ Ngjashmëritë dhe kontrasti mes një bari në Romë dhe Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Tre vite më parë, në Itali nisi një debat për ruajtjen e objekteve historike. Shkak u bë vendimi për mbylljen e një bari historik në Via della Pace, në Romë. Një ndër kafenetë më të vjetra të kryeqytetit u vendos të bëhej hotel.

Bari i Paqes, i hapur që në vitin 1901, është një copëz e historisë së Romës. Aty kanë kaluar që nga poetët më të mëdhenj italianë, deri te Madonna, Monica Bellucci e Robert De Niro, regjisorë si Federico Fellini, Spike Lee e Woody Allen, që në vitin 2012 e zgjodhi këtë bar për një skenë të filmit "To Rome With Love".

Vittorio Sgarbi, historian dhe kritik i artit, tha në vitin 2015 se vendimi për të shndërruar barin historik në hotel ishte diçka e rëndë.

Rasti i Teatrit Kombëtar në Tiranë është i ngjashëm, por me përmasa akoma më të mëdha.  Vendimi për prishjen e tij është marrë me shumicën e kartonave të maxhorancës që drejtohet nga kryeministri Rama, një artist në profesion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy