Në fshatin Drojë, para disa ditësh ndodhi një përmbytje, e cila dëmtoi shumë toka bujqësore por edhe banesa. Pranë emisionit “Xhadat” qytetari Edmond Hoj ka bërë një denoncim. Ai shprehet se ujë ka ardhur në mënyrë shumë të rrëmbyeshme dhe se ka pësuar shumë dëme, në çdo gjë që pasur në shtëpi një metër e 20 cm ujë dhe ka bllokuar dy traktorat, veglat bujqësore i ka dëmtuar dhe uji ka bërë zhvendosjen e tij nga njëra anë në tjetrën. Më ka marrë bot spërkatje, më ka marrë fuqia nafte, koshtet e bletëve, më ka marrë pula deti kam pasur 70 copë dhe vetëm tre më kanë mbetur, pula, një furgon, kamionçinën e ka pas mbuluar uji dhe madje i ka shkulur edhe targën e parakolpin, 150 kuintal misër, 80 kuintal sojë, baza ushqimore e bagëtive është e gjitha e dëmtuar dhe vetëm lëkurat e viçit më ka marrë mbi 150 copë – shprehet Edmondi. Nuk di çfarë të them. Edmondi thotë që kur kryetares së bashkisë i bëmë telefon ajo erdhi menjëherë duke sjellë fadromat, kamionët me zhavorr duke e mbushur afër urës së lumit Drojë për të bërë parandalimet e dëmeve më të mëdha. Në fshatin Drojë sipas Edmondit janë 50 shtëpi që janë dëmtuar nga kjo përmbytje.
Një tjetër banore e zonës shprehet se dëmi material shkon shumë, ne nuk ndodheshim në Shqipëri dhe kemi ardhur me urgjencë për të shpëtuar ndonjë gjë, por ishte e kotë. Na ka marrë një makinë, u prishën toka me jonxhë që i patëm të mbjellura, pompa e ujit. Ajo shprehet se kjo gjë ndodhi sepse kanalet nuk janë pastruar nga shteti dhe si pasojë çdo vit jemi në këtë gjendje, pavarësisht se këtë vit ishte më e rëndë. Ne asnjë nuk na erdhi në ndihmë përveç se komshinjve
Edmondi thotë se Bordi i Kullimit ka sjellë shumë probleme në atë zonë dhe sipas tij nuk është bërë asnjë reagim nga Bordi i Kullimit. Kur ka pastruar turbinat më parë mos t’i hidhte mbeturinat në lumë e të vijnë të na mbeten ne këtu. Në momentin që kemi bërë pastrimet në orën 11 të natës për parandalimin e ardhjes së ujit më të shumtë ka nxjerrë shumë mbeturina. Edmondi i bën thirrje bashkisë të vënë dorën në zemër sepse dëmi është shumë i madh. Ishalla sikur u përgjigjen kur i morëm në telefon për të ardhur për të bërë ndërhyrjet sepse nuk është faji i jonë por i Bordit të Kullimit që nuk bëri ndërhyrje më parë por hodhi mbeturinat në lumë dhe bëri që të bllokohej dhe na sollën në këtë situatë. Kanali na ka sjellë shumë mbeturina edhe në shtëpi, duke filluar nga goma makinash e deri te rrobat e mbeturinat e ndryshme. Edmondi thotë se mora varkën për më keq, nëse situata do rëndohej.
Xhadat shkuan dhe në bashki dhe aty i pret zyra e informacionit e cila njofton shefen e kabinetit Nertila Tusha të vijë ti takojë. E pyetur për emisionin Xhadat zonja Nertila ajo thotë që ne duhet të pyesim skuadrën e emergjencës që nuk ndodheshin në bashki për momentin sepse ishin në fshatin Drojë dhe sipas shefes së kabinetit iu tha të bënin një kërkesë për informacion. Bënë kërkesën për informacion dhe dalin në terren për të parë se ku janë në fshatin Drojë skuadra e emergjencës, por pas verifikimit të bërë nga Xhadat aty nuk kishte në asnjë vend skuadër emergjence përveçse një fadromë që po pastronte shtratin e lumit. Xhadat pyetën dhe qytetarët nëse është e vërtetë kjo që thotë bashkia dhe e vetmja përgjigje që marrin nga ato është se nëse do kishin ardhur skuadrat e emergjencës të na ndihmonin, nuk do ishim ne ato që po bëjmë punën e tyre. Një tjetër qytetar thotë se me datë 19.11.2025 kryetarja e bashkisë bashkë me stafin e saj kanë ardhur vetëm për të verifikuar situatën dhe për të bërë foto dhe jo për të na ardhur në ndihmë ne.
Pas kërkesës së bërë pranë bashkisë kurbin ato iu përgjigjen “Xhadave”
Bashkia Kurbin
Ju informojmë se janë prekur Njësia Administrative Mamurras (kryesisht ultësira perëndimore), fshatrat Gjorem, Zheje, Ferr-Trashë dhe Shperdhet, si dhe Malësia e Milotit, Skuraj, Gallatë. Në njësitë Administrative Laç dhe Fushë Kuqe, megjithë sasinë e reshjeve të rëna, nuk kemi pasur problematika.
E gjithë kjo situatë, ku kemi pasur edhe banesa me prezencë uji, ka ardhur si pasojë e dy lumenjve, Drojë dhe Skuraj.
Lumi Drojë, për shkak të prurjeve jashtëzakonisht të mëdha nga rrëkejtë e maleve, prishi rrugën e gjithë fshatit që lidh fshatin Shperdhet me rrugën nacionale. Ky lumë, për shkak të prurjeve të jashtëzakonshme, në grykëderdhje apo (delta, në gjuhë teknike) krijoi efektin “tape” për derdhjen e të gjithë ujërave të KUL-ve që kalojnë në Njësinë Administrative Mamurras, për të bërë të pamundur tërheqjen e shpejtë të tyre nga hidrovoret që kanë punuar me kapacitet të plotë. Për pasojë, në zonat depresive sidomos në fshatin Gjorem, patëm vërshim të ujërave duke përmbytur disa banesa (rreth 50 të tilla). Njëkohësisht, Lumi Skuraj, për shkak të prurjeve të shumta, dëmtoi rrugën dhe një këmbë të urës që lidh fshatin Skuraj me Vinjollen dhe Gallatën, duke izoluar këta banorë. Sot, rreth orës 14:00 është rihapur sërish rruga dhe për rehabilitimin e kësaj ure po vijojnë punimet, akoma në shtratin e lumit për devijimin e rrjedhës së tij për të ruajtur rrugën. Është punuar deri orët e vona të natës, me mjete të rënda në argjinatura, kanale të para e të dyta për zhbllokime nga inertët, zjarrfikës për raste evakuimi, mjete të vëna në dispozicion nga kontraktorë privatë etj., për t’ju përgjigjur të gjitha situatave dhe duke pasur qëllim kryesor mbrojtjen e jetës së njeriut. Puna do vijojë edhe ditët në vazhdim, për të rehabilituar infrastrukturën e dëmtuar, pastrimin e kanaleve nga inertët e aluvionet dhe për çdo rast që mund të dalë. Kemi qenë dhe vijojmë të mbetemi në gadishmëri.
2. Me urdhër të Kryetares së Bashkisë, tashmë, janë ngritur Grupet e Punës për evidentimin dhe verifikimin e të gjitha dëmeve si në pajisje e orendi, ashtu dhe në kultura bujqësore apo dhe bagëti (nëse do konstatohen). Këto Grupe Pune do përqendrohen kryesisht në Njësinë Administrative Mamurras, si njësia më e prekur. Pas kësaj, fillon procedura e vlerësimit të dëmeve, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit për çdo familje të prekur nga fatkeqësia.
3. Ashtu siç u shpjegua edhe më sipër, Bashkia Kurbin kishte marrë masat e duhura për përballimin e situatave që mund të shkaktohen për pasojë të shirave gjatë periudhës Vjeshtë–Dimër. Të gjitha kanalet e dyta dhe të treta (të cilat janë në varësi të pushtetit lokal) janë pastruar dhe mirëmbajtur. Fakti që në njësitë Laç dhe Fushë Kuqe, të cilat tradicionalisht kanë vuajtur nga këto fenomene, nuk pati probleme, e dëshmon më së miri këtë. Siç u shpjegua më sipër, Lumi Drojë, në varësi të Bordit të Kullimit, krijoi një situatë të tillë që bllokoi derdhjen apo tërheqjen e të gjitha ujërave që mbledh KUL-ja. Duhet pasur parasysh edhe diçka që jo të gjithë e marrin në konsideratë: sasia e reshjeve të rëna nga ora 01:00–14:00 të datës 18.11.2025 ka qenë rreth 115 mm shi, sasi reshjesh të cilat dalin mbi mundësitë dhe kapacitetet infrastrukturore jo vetëm të Bashkisë Kurbin…
4. Aktualisht po punohet në argjinaturën e fshatit Drojë, për të bërë të mundur edhe kalimin e fshatit, si dhe po punohet paralelisht për rrugën alternative të këtij fshati të cilin aktualisht po përdorin për kalim. Ju bëjmë me dije se gjithashtu strukturat janë në terren për të minimizuar sa më parë çdo dëm që është shkaktuar.



