
“Unë mendoj se po”. Në këtë mënyrë u përgjigj Presidenti amerikan Donald Trump atyre që e pyetën nëse sipas mendimit të tij Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte i gatshëm të dorëzonte Krimenë si pjesë e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës.
Krimeja u dorëzua vite më parë, pa të shtëna. Thjesht pyesni Obamën. Volodymyr Zelensky duket më i qetë dhe kërkon një marrëveshje.
Zelensky po bën një punë të mirë dhe ai dëshiron një marrëveshje. Ai ka kërkuar më shumë armë.

Trump i kërkoi gjithashtu Presidentit rus Vladimir Putin të ndalojë sulmet dhe të ulet të nënshkruajë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve, duke sugjeruar se kjo mund të arrihet brenda dy javësh.
Ai i bëri komentet para gazetarëve pasi u kthye nga Vatikani, ku zhvilloi një takim të shkurtër me Zelensky përpara funeralit të Papa Françeskut.



