Përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Manastirliu: Rihapet transporti publik, por me rregulla strikte

Përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Manastirliu: Rihapet transporti publik, por me rregulla strikte

Sot është dita e fundit e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Në një dalje për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se megjithë përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, rregullat nuk do të ndryshojnë, nuk do lejohen grumbullimi dhe do të vazhdoj të jetë në fuqi karantinimi për personat e infektuar.

"Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë që do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit. Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës", tha Manastirliu.

Ndërkohë, pas një kohe shumë të gjatë pa qarkullim publik, është marrë së fundi vendimi për rihapjen e transportit publik.

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se “Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte”, por pa dhene nje date konkrete se kur do te rifilloje.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit publik, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin publik, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.

Sipas saj, nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për masat parandaluese ndaj COVID19, për të mos e mbingarkuar sistemin shëndetësor.

“Duke falenderuar stafet mjekësore që vijojnë të jenë në gatishmëri, çdo qytetar është i lutur të mbrojë sistemin shëndetësor, të mos e vërë në sprovën e mbingarkesës, duke zbatuar rregullat e thjeshta parandaluese, distancimi fizik, higjiena personale dhe mbajtja e maskës kudo kur nuk është e mundur të respektohet distance, pasi janë të vetmet armë që kemi në dorë për të parandaluar përhapjen e COVID19”, tha Manastirliu.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos me vendim të Këshillit të Ministrave për herë të parë më 24 mars, kur Shqipëria u përball me rastet e koronavirusit, ndërsa u shoqërua me një sërë masash, siç ishte dhe izolimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy