Dështoi raundi i dytë për Presidentin, Rama: S’kemi partner, nuk mund të bëjmë tango vetëm!

Dështoi raundi i dytë për Presidentin, Rama: S’kemi partner, nuk mund të bëjmë tango vetëm!

Pas dëshmtimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri, ka reaguar kryeministri Edi Rama. I pyetur për këtë dhe për mundësinë e një raundi të tretë, Rama tha se “për të kërcyer tango duhen dy vetë dhe ata s’kanë partner”.

 “Duhen dy për tango thonë, nuk mund të bëjmë tango vetëm. Nuk kemi partner. Zgjidhja është një njeri, i cili të përmbushë detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë. Po të kishim vendosur do ta kishim shpallur. Nuk kemi vendosur asgjë. Kemi ndjekur këtë proces, duke dëgjuar të gjithë. Duhen dy për tango. Kemi gjithnjë të qartë se s’ka partner.

Politika është ndërveprimi, dialog, shah dhe fjala nuk kam besim, nuk është politikë. E kam sjellë disa herë shembullin tonë”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy