Akuzat për vjedhje votash/ OSBE-ODIHR kundër Trump: Pretendimet e pabazuara cënojnë besimin te institucionet

Akuzat për vjedhje votash/ OSBE-ODIHR kundër Trump: Pretendimet e pabazuara cënojnë besimin te institucionet

Vëzhguesit e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) kritikoi pretendimet e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me  vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale nga demokratët.

Në një deklaratë, OSBE/ODIHR, dënon pretendimet e presidentit aktual të SHBA.

"Pretendimet e pabazuara të mangësive sistematike, veçanërisht nga presidenti në detyrë, natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike," tha raporti, nga Zyra e OSBE-së.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se asnjë politikan dhe asnjë zyrtar i zgjedhur , nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar.

“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Pas një fushate kaq dinamike, numërimi i çdo vote është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë”, shprehet  Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

Kujtojmë që mes dy kandidatëve ka një diferencë të ngushtë votash në total. Biden kryeson me 50.4% të votave në krahasim me 48% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 72,077,457 vota për Joe Biden dhe 68,601,159 për Donald Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy