Momenti i çuditshëm, dy policë humbin ndjenjat gjatë fjalës së kryeministrit kanadezë (VIDEO)

Momenti i çuditshëm, dy policë humbin ndjenjat gjatë fjalës së kryeministrit kanadezë (VIDEO)

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, ishte duke prezantuar shefen e re të policisë kanadeze, e para femër që fitonte këtë pozicion, kur dy policëvë që po qëndronin në skenë pas tijë i ra të fiktë.

Gjatë ceremonisë që zgjati 45-minuta, dy anëtarë të Policisë Mbretërore Kanadeze humbën ndjenjat.

Trudeau emëroi Brenda Lucki-n si komisioneren e parë femër të Kanadës për Policinë Mbretërore Kanadeze (RCMP)

Rreshteri Tammy Patterson, ka thënë se “është normale që policëve t’u bie të fikët, pasi gjatë qëndrimit në këmbë, gjaku nuk qarkullon si duhet. Nuk arrin te truri, dhe rrëzohesh,”.

Megjithëse ranë përtokë, ata nuk pësuan ndonjë lëndim dhe gjendja tyre i është kthyer normalitetit.

Trudeau kërkoi pak pauzë përpara se shefja e re e policisë Lucki vazhdoi me fjalimin e saj, ndërsa anëtarët e RCMP ndihmuan kolegun e tyre të dytë jashtë skenës.

Në fund të fjalimit të tij, Trudeau tha: "Unë tani do të kontrolloj disa nga anëtarët tanë që janë duke shërbyer për gjendjen e tyre".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy