Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje dje, kur një grua, së bashku me djalin e saj, ka dhunuar dhe ka tentuar të vrasë bashkëshortin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramsh të Lushnjës. Policia ka vënë në pranga Nafie Canin, 53 vjeçe dhe Artur Canin, 27 vjeç. Ata kanë dhunuar fizikisht dhe kanë tentuar të mbysin kryefamiljarin, E.C. 57 vjeç. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I POLICISË
Dhunohet fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij, policia arreston në flagrancë nënë e bir. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit: 1.Artur Cani, 27 vjeç, banues në fshatin Gramsh, Lushnje. 2.Nafie Cani, 53 vjeçe, banuese në fshatin Gramsh, Lushnje. Arrestimi i tyre u bë pasi në banesë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë dhunuar fizikishit e më pas kanë tentuar ta mbysin shtetasin E.C, 57 vjeç, banues në Gramsh, Lushnje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal
