SHBA dhe Gjermani do të kenë gati vaksinën brenda dhjetorit

SHBA dhe Gjermani do të kenë gati vaksinën brenda dhjetorit

SHBA dhe Gjermania janë vendet e para që mund të sigurojnë vaksinën anti-Covid brenda muajit dhjetor.

Kreu i programit të vaksinave në SHBA, Moncef Slaoui ka deklaruar se amerikanët mund ta marrin vaksinën deri në 11 dhjetor të këtij viti.

Po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, sipas The Telegaph vaksina mund të jetë gati deri në 1 dhjetor.

Në Berlin, besohet se vaksina Covid mund të jetë e disponueshme  në fund të vitit në Gjermani.

"Ka arsye për të qenë optimist se vaksina mund të autorizohet për përdorim në fund të dhjetorit. Nga ai moment vaksinimi mund të fillojë menjëherë për qytetarët ", tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

 Ministri i Financave Olaf Scholz, Spd, gjithashtu konfirmoi për Bold :

" Ne kemi bërë përgatitje në mënyrë që qendrat të jenë gati që nga mesi i Dhjetorit. . Besoj se me vaksinën mund të fillojmë më shpejt sesa mendohej më parë " -është shprehur ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy