
Prokurorët turq kanë nisur një hetim ndaj kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, për shkak të sjelljes së tij joetike gjatë vizitës në varrin e sulltanit osman Mehmet Fatihut, në 567 vjetorin e pushtimit të Stambollit.
Zyrtarët e prokurorisë ngritën pretendimin se Imamoglu nuk zbatoi protokollin e nderimit në varrin e sulltan Mehmet Fatihut, duke qënndruar me duart e kryqëzuara mbrapa, përballë mauzeloumit të tij.
Imamoglu e ka quajtur këtë hetim ndaj tij me prapavijë politike.
Zëdhënësi i Bashkisë së Stambollit, Murat Ongun, në një postim në tëitter bëri me dije se nisja e procedurave të këtij hetimit nuk ka asnjë argument logjik.
Kryebashkiaku i Stambollit në zgjedhjet e 2019-s mundi partinë në pushtet të Erdoganit.
Imamoglu po hetohet edhe për kundërshtitë e tij në lidhje me projektin kryesor të Presidentit Erdogan për rrugët ujore alternative tregtare në ngushticën e Bosforit.



