Realizon ëndrrën, pas 73 vitesh viziton Çamërinë: Tani do vdes rehat

Realizon ëndrrën, pas 73 vitesh viziton Çamërinë: Tani do vdes rehat

Ëndrra më e madhe e çdo shqiptari të Çamërisë është të shohë edhe njëherë tokën e të parëve

Ndërsa shumë çamë kanë ikur nga kjo botë me këtë peng, Avdul Sulejmanit i është realizuar ëndrra. Ai pas 73-vitesh mundi të shkelë në oborrin e shtëpisë në Paramithi. “Kam shumë emocione…tani mund të vdes rehat”, shprehet ai ndërsa i shtrëngon duart gazetarit italian që ia realizoi këtë ëndërr.

Udhëtimi Shqipëri-Itali-Çamëri

Me një kërkesë të nuses së djalit të Avdulit, “Le Iene” udhëtoi drejt Shqipërisë, që ai të mund të realizonte ëndrrën e tij të madhe, të vizitonte edhe një herë para se të vdesë shtëpinë ku ka lindur.

“Ku ta gjej të varrosem aty ku kam varrin e nënës e të gjyshit. Kthimi i çamëve në kufi ka qenë shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Me 27 qershor në vitin 1944 bandat e Zervës hynë në Paramithi dhe bënë masakrën më të madhe, këto i dini besoj. Të nesërmen në fshatin tonë vijnë gra, burra, fëmijë duke qarë e duke ulëritur. Kanë bërë masakra të tmerrshme. U kanë çarë barkun grave u kanë nxjerrë fëmijët dhe i kanë djegur me benzinë. Pas kësaj u larguam drejt Shqipërisë”, tregon ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy