
Autoritetet turke nisin sot hetimet për zhdukjen e gazetarit dissident Jamal Khashoggi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi. Lajmin e bën të ditur gazeta proqeveritare turke, “Sabah”, e cila citon burime pranë Ministrisë së Jashtme në Ankara.
Inspektimi në mjediset e konsullatës do të zhvillohet njëkohësisht me homologët sauditë, që kanë mbërritur në Stamboll javën e kaluar, pas një marrëveshjeje mes Ankarasë dhe Riadit për një grup pune të përbashkët. Por pavarësisht kësaj, hetimet e të dy vendeve do të jenë të ndara nga njëra-tjetra.
Policia turke po turke po heton intensivisht në lidhje me zhdukjen e kolumnistit disident saudit, Jamal Khashoggi, i zhdukur 13 ditë më parë pasi ishte future në mjediset e konsullatës së vendit të tij në Stamboll për të marrë disa dokumente. Në Turqi ka dyshime se pasi është vrarë, trupi i gazetarit është shkrirë në acid, kjo sipas të përditshmes turke “Haberturk”.



