
Deputetët e opozitës nuk u lejuan të futeshin në komisione dhe për këtë arsye disa prej tyre u futën nga dritaret, ndërsa maxhoranca miratoi e vetme paketën fiskale në komisionin e ekonomisë. Berisha dhe Bardhi akuzuan Ramën për bllokimin e Kuvendit dhe thanë se aksioni i tyre do të vijojë.



