E pabesueshme, nga qendër turistike Alepo është kthyer në një gërmadhë (FOTO)

E pabesueshme, nga qendër turistike Alepo është kthyer në një gërmadhë (FOTO)

Para nisjes së luftës Alepo ishte qendra tregtare dhe industriale e Sirisë dhe një prej destinacioneve kryesore turistike në rajon. Për shekuj me radhë Alepo ka qenë qyteti më i madh i rajonit të Sirisë dhe qyteti i tretë më i madh i Perandorisë Osmane, pas Stambollit dhe Kajros.

Por, pesë vitet e fundit e kanë shndërruar qytetin që është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s në gërmadha. Teksa evakuimi i zonave lindore të qytetit nën kontrollin e kryengritësve po shkon drejtë fundit dhe forcat qeveritare po marrin në dorë kontrollin e të gjithë qytetit, BBC publikon imazhe të shkatërrimeve apokaliptike.

Kalaja
Kalaja e Alepo-s, e ndërtuar në Shekullin XII është një prej ikonave të qytetit, por lufta e ka shkatërruar brenda dhe jashtë. Ushtarët e qeverisë siriane e kanë përdorur kalanë si bazë, si rezultat ajo vazhdimisht është sulmuar nga kryengritësit.

kalaja

Xhamia Umayyad
Në perëndim të kalasë ndodhet Xhamia e Madhe Umayyad – e ndërtuar mes Shekullit VII dhe XIII. Ajo është shkatërruar pothuajse plotësisht. Minarja e saj 45 metër e gjatë është rrëzuar tre vite më parë.

xhamia

Shkolla Al Shibani
Shkolla Al Shibani e Shekullit XII, e cila ndodhet në jug të xhamisë, ishte kthyer në vend-organizim të ngjarjeve kulturore dhe ekspozitave pas një rinovimi tërësor që i ishte bërë. Tani qendra është shkretuar dhe ka nevojë për punime tërësore.

shkolla

Hamami Al Nahasin
Hamami Al Nahasin, i cili ndodhet pak më në jug të xhamisë, pozicionohet në zemër të pazarit të vjetër të Alepos që daton nga Shekulli i XIII. Hamami i cili u shërbente vetëm burrave ishte një tjetër destinacion shumë i pëlqyer turistik para luftës, që tashmë nuk ekziston.

hamami

Qendra tregtare Shabha
Nuk është vetëm pjesa e vjetër e qytetit të Alepos që është shkatërruar. Luftimet e përgjakshme po ashtu kanë shkaktuar mbylljen e Qendrës Tregtare Shabha, një qendrat më të mëdha në Alepo.
Kjo qendër raportohet të jetë përdorur nga Shteti Islamik si burg para se të merrej nën kontroll nga grupi rival xhihadist i Al Nusras.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy