Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e ka përshkruar një raport të ri mbi nivelin e urisë në Gaza si një "akuzë të tmerrshme të kushteve në terren".
Më herët, ne raportuam gjetjet e raportit nga Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC), organi global përgjegjës për shpalljen e urisë.
Ai tha se më shumë se gjysma e të gjithë palestinezëve në Gaza, 1.1 milion njerëz i kanë shteruar plotësisht furnizimet e tyre ushqimore dhe po përballen me urinë katastrofike.
"Ky është numri më i lartë i njerëzve që përballen me urinë katastrofike i regjistruar ndonjëherë nga sistemi IPC kudo në çdo kohë", thotë Guterres.
"Kjo është një fatkeqësi krejtësisht e krijuar nga njeriu dhe raporti e bën të qartë se ajo mund të ndalet. Raporti i sotëm është ekspozita A për nevojën për një armëpushim të menjëhershëm humanitar."
Nga ana e tij edhe Martin Griffiths, kreu i OKB-së për çështjet humanitare dhe ndihma emergjente tha më herët se komuniteti ndërkombëtar duhet të "ulë kokën me turp" për dështimin për të parandaluar urinë në Gaza.
Ai u bën thirrje autoriteteve izraelite të lejojnë akses të plotë dhe të papenguar për mallrat humanitare, tani për tani e gjithë ndihma po kontrollohet para se të lejohet.
Ne e dimë se sapo të shpallet uria, është shumë vonë. Ne gjithashtu e dimë se, me veprim dhe vullnet të mirë, mund të shmanget”.



