
Valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ikona e valleve shqipe, Liljana Cingu, u nda nga jeta dje në moshën 73-vjeçare.
Dhimbja e miqve dhe të gjithë atyre që e njohën është e madhe.
Koreografia Angjelina Nika nga SHBA, si ndër miket më të ngushta të Lilit, rrëfen për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, dhembjen për humbjen e madhe të mikës dhe më pas të “Mbretëreshës së Valles shqipe”,
Dhimbja është shumë e madhe. Sot e mora vesh dhe jam shokuar, ma tha Gëzimi, që mbahu se Lili na la.
Por me Lilin kam kujtime aq të bukura sa nuk harrohen kurrë. Ajo ishte njeriu më pozitiv që ekziston në jetë. E tërë jeta e saj ka qenë e mbushur me energji pozitive, ajo ka dhuruar vetëm pozitivitet.
Me të jam takuar si 16-vjecare në Tropojë kur ajo erdhi për koncert, dhe që nga ajo ditë, pos mike, ajo mbetet idhulli im në jetë dhe skenë.



