OSHEE ka bërë me dije se qarku i Gjirokastrës është një nga zonat ku problemi me furnizimin me energji elektrike paraqitet serioze.
Linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë pune pasi është zhvendosur shtylla e tensionit te larte.
Ndërkohë pa energji ndodhen dhe banorët e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.
Sakaq, si rezultat i rritjes së nivelit të ujit në Nst Poçëm është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçëm për efekt sigurie.



