“Nuk lejojmë askënd të cënojë sigurinë e procesit zgjedhor”. Kjo është deklarata e kreut të KQZ-së një ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.
Zguri tha se do të ndëshkohet çdo sjellje që cënon procesin zgjedhor dhe i bëri thirrje subjekteve zgjedhore të zbatojnë heshtjen.
” Mbarëvajtja e zgjedhjeve varet nga sjellja e aktorëve në proces” tha Zguri duke i bërë apel qytetarëve të dalin në votime.



