Shqiptari me italianen kapen me 80 mijë euro kokainë

Shqiptari me italianen kapen me 80 mijë euro kokainë

Policia italiane vuri në pranga një 38 vjeçar shqiptar si dhe një grua italiane 50 vjeçare, pasi u kapën me 80 mijë euro kokainë.

Ata u kapën në dalje të autostradës Brescia Centro, ndërsa në makinën e tyre tip “Fiat Bravo” u gjet një sasi prej 800 gram kokainë, e mbështjellë me letër celofoni.

Lënda narkotike mendohet se sapo ishte blerë ndërsa do të shitej në tregun me pakicë, me të cilën do të fitonin rreth 80 mijë euro apo diçka më shumë.

Arrestimi i tyre është vërtetuar nga gjykatat, ndërsa janë vendosur në pritje të gjykimit. Të dy ishin të njohur për policinë për shkak të precedentëve të mëparshëm që lidhen me trafikun e drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy