Arrestimi i Dakos, Pjetra: Rama si Enver Hoxha. Ai i vriste, ky i lëshon në SPAK (VIDEO)

Arrestimi i Dakos, Pjetra: Rama si Enver Hoxha. Ai i vriste, ky i lëshon në SPAK (VIDEO)

Avokati Ndue Pjetra thotë se arrestimi i Vangjush Dakos është gjëja më e vogël që po ndodh në Durrës, pasi menjëherë sapo erdhi Emiriana Sako në krye të bashkisë i ndërroi kategoritë e pallateve të dëmtuara nga tërmeti nga DS4 në DS3.

Nga studio e MCN Live, ai tha se kjo është çështja më minimale në Shqipëri, përderisa u arrestua një ish-kryebashkiak i përfolur.

Në këtë pikë sekreti hetimor, këta bëjnë thjesht zhurmë, rrëmuja kot. Sekreti hetimor quhet kur personi paraqitet para organit të akuzës, merr dokumentet dhe firmos që të mos nxjerr sekretin.

Sa herë është thënë që do arrestohet Beqja. Por Beqja u ndërrua me zv.Kryeministrin se këto loja i bën Kryeministri, askush tjetër.

Këto vepra penale parashkruhen dhe nuk mund ti thuash një ish-ministri të kohës së PD që ke bërë një vepër penale për shpërdorim detyre.

Të jesh i sigurt që nuk është vetëm një pallat, prokurori ka hetime të tjera që e lidh me këtë çështje. Po lozin shumë bukur, sapo doli Tahiri futën një tjetër në lojë.

Rama do i lëshojë një nga një, si koha e Enver Hoxhës, Enveri i vriste, ky do i lëshojë në SPAK. Sot që flasim duhet të arrestohen 70% e ministrave.

Nëse ndiqen procedurat nuk ka lidhje Dako fare me dhënien e lejes, janë specialistët që e konstatojnë. Dako nëse nuk do jepte vendimin e Këshillit do mbante përgjegjësi se pse nuk e jepte.

Prokuroria heton nëse Dako del me një dokument, me një shkresë që thotë, t’i hiqet gjoba, t’i shkrihet gjoba me kompetencën e tij.

Shqiptarët vuajnë sot për katër kate që janë më shumë, ka lidhje me ekonominë shqiptare? SPAK nuk ka dhënë asnjë rezultat, po punon vetëm me ish-a.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy