Në kuadër të operacionit "Patrioti", Policia e Shtetit ka publikuar videon nga momenti i arrestimit të Armir Cerpjas, autorit të pestë të dyshuar të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve të bankës BKT, më 9 shkurt në Rinas.
Sipas policisë 35-vjeccari, banues në Bathore të Tiranës është kapur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Zalldardhë të Dibrës.
Ky shtetas po afrohej për t’u futur në fshatin Zalldardhë në orët e mbrëmjes për të blerë ushqim. Në vijim të kontrolleve të shumta dhe menaxhimit të informacionit të grumbulluar në mënyrë të pandërprerë në lidhje me vendnodhjen e këtij personi, u bë e mundur ndërhyrja në kohë duke prangosur shtetasin e lartpërmendur.
Shtetasi Admir Çerpja është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprimë të mëtejshme.
Ndërkohë policia vazhdon kërkime të shumta në zona të tjera veriore për kapjen dhe vënien përpara përgjegjsisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.



