Presidenti amerikan Donald Trump përjashton smartfonët, kompjuterët dhe pajisjet e tjera elektronike nga tarifat reciproke.
Përjashtimet raporton Bloomberg, kanë të bëjnë edhe me hard disqet, procesorët kompjuterikë dhe çipat e memories, të cilat janë produkte elektronike shumë të njohura që nuk prodhohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga tarifat përjashtohen edhe makineritë gjysmëpërçuese.



