Aplikacionet spiune, shkak për shumicën e rasteve të dhunës në familje (VIDEO)

Aplikacionet spiune, shkak për shumicën e rasteve të dhunës në familje (VIDEO)

Smartfoni, kompjuteri personal dhe madje edhe makina mund të bëhet, nëse nuk di të mbrosh vetveten, mjete me të cilat të tjerët mund të të spiunojnë, përfshirë këtu edhe partneri yt. Kjo theksohet në një raport të Universitetit të Torontos, me titull "Grabitqari në xhepin tënd", sipas të cilit teknologjia bërë tashmë pjesë integrale e dhunës në familje.

Disa studime e kanë lidhur përndjekjen me programet kompjuterike (stalkerware), të cilat shpesh reklamohen si aplikacione "të mira", të tilla si ato që përdoren për kontrollin e fëmijëve apo punonjësve. Për shembull, hulumtimet në Kanada zbuluan se 98% e autorëve të dhunës kundër partnerit kishin përdorur teknologjinë për të frikësuar ose kërcënuar viktimën dhe 72% kishin hyrë në e-mailet dhe llogaritë e grave në rrjetet sociale.

“Për t’u mbrojtur janë antiviruset, por gjithashtu na duhet një ndryshim kulturor, ne duhet të vlerësojmë me kujdes pasojat e gjithçkaje që instalojmë", thonë ekspertët.

Metodat e spiunimit janë të ndryshme. Ka dhjetëra aplikacione që mund të shkarkohen lehtësisht nga dyqanet virtuale. Kush njeh mirë hapësirën e deep web-it mund të gjejë të tjera akoma më të sofistikuara.

"Sot gjithçka mund të kthehet në një mjet për të spiunuar - thonë ekspertët – mjafton të mendoni më të thjeshtën: aplikacionin për të gjetur makinën ose smartfonin tuaj”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy