Breshka gjigante që shpëtoi specien e tij, rikthehet në ishullin Espanjola

Breshka gjigante që shpëtoi specien e tij, rikthehet në ishullin Espanjola

Breshka gjigante e Galapagosit, e njohur me emrin Diego, të cilit i atribuohet edhe shpëtimi i species së vet nga zhdukja, zyrtarisht ka dalë në pension.

Diego dhe 14 breshka të tjera, të gjinisë mashkull, janë rikthyer në ishullin ku kanë lindur, Espanjola, në Galapagos.

Breshkat u lanë të lira të hënën pas dekadash që mbaheshin në ishullin e Santa Cruzit ku ishin pjesë e një programi shumimi. Programi rezultoi një sukses duke sjellë më shumë se 2 breshka gjigande që kur ai filloi në 1960.

Diego, breshka 100 vjeçare, mendohet se është babai i qindra prej tyre, ose rreth 40 për qind e 2 mijë breshkave gjigante që janë sot gjallë.

Ministri i ambjentit i Ekuadorit, Paulo Proanjo Andrade tha se programi i shumimit po mbyllte një kapitull të rëndësishëm në histori. Diego dhe breshkat e tjera do të kthehen në shtëpi pasi kanë shpëtuar specien e tyre nga zhdukja, shkroi ministri në tëitter duke shtuar se Espanjola i priste ato me krahët hapur.

Rreth 50 vite më parë, kishte vetëm dy meshkuj dhe 12 femra të gjalla nga specia e Diegos në Espanjola. Dhe për të shpëtuar specien, Diego u mor në kopshtin zoologjik të San Diegos, për t’u bërë pjesë e një programi shumimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy