Samiti i G7: Mbështetja për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

Samiti i G7: Mbështetja për Ukrainën nuk do të lëkundet kurrë

Udhëheqësit e grupit të vendeve të G7 kanë këmbëngulur se mbështetja e tyre për Ukrainën "nuk do të lëkundet kurrë", edhe në mes të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme.

Në një takim të G7 në Japoni, ministrat e jashtëm të bllokut thanë se e kuptuan se Rusia është e përgatitur për një luftë të gjatë.

Ata përsëritën se do të vazhdojnë të mbështesin Kievin ekonomikisht dhe ushtarakisht. Grupi i vendeve të pasura ka qenë në ballë të sanksioneve ndaj Moskës që nga pushtimi i vitit të kaluar.

Në Tokio, qeveritë e vendeve të G7, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Kanadaja dhe SHBA si dhe përfaqësuesit e BE-së, thanë se lufta Izrael-Gaza nuk duhet të shkëpusë vëmendjen nga mbështetja për Ukrainën.

Një deklaratë nga ministria e jashtme japoneze tha se liderët ranë dakord për nevojën për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, "edhe në situatën e sotme ndërkombëtare", një referencë për situatën në Lindjen e Mesme.

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se blloku qëndronte "i bashkuar në dënimin [e tij] të luftës së Rusisë". Por retorika e fortë maskon tensionet në rritje ndërsa lufta zvarritet.

Kievi është gjithnjë e më i shqetësuar për "lodhjen e Ukrainës" midis vendeve perëndimore që gërryen aftësinë e saj për të mbajtur forcat ruse.

Financimi i mëtejshëm i SHBA për Ukrainën prej rreth 60 miliardë dollarësh (49 miliardë £) i kërkuar nga Presidenti Joe Biden është penguar nga kundërshtimi i anëtarëve republikanë të Kongresit.

Zyrtarët amerikanë thonë se ndihma aktuale do të mbarojë brenda javësh, me pasoja potencialisht katastrofike për forcat ukrainase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy