Ish-presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë të hënën, kritikat e shumta që mori për kërcënimet e tij në lidhje me NATO-n , duke siguruar se gjatë mandatit të tij e bëri Aleancën “të fortë”.
Trump, favoriti për të fituar nominimin republikan për zgjedhjet e nëntorit, tha të shtunën se do të “inkurajonte” Rusinë që të sulmonte vendet anëtare të NATO-s të cilat nuk shpenzojnë mjaftueshëm para për shpenzimet e tyre ushtarake.
“E bëra NATO-n të fortë dhe madje edhe demokratët në të majtën ekstreme e pranojnë këtë, si dhe pseudo-republikanët”, tha ish-presidenti për Truth Social.
Kur u thashë 20 vendeve që nuk po paguanin pjesën e tyre të drejtë se do të duhej të paguanin ose nuk do të përfitonin nga mbrojtja amerikane, paratë rrodhën.
Por tani që nuk jam aty për të thënë: “Duhet të paguash”, ata kanë filluar sërish.
Donald Trump, i cili ka me gjasë do të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, shpesh akuzon aleatët e SHBA-së në NATO se nuk i përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet ushtarake.
Ish-presidenti republikan komentoi gjithashtu se paratë që SHBA i ka ofruar Ukrainës janë shumë më tepër se ato që ka ofruar NATO, në një kohë kur në Kongres po zhvillohen negociata të vështira për lëshimin e një pakete të re ndihme për Kievin në shumën 60 miliardë dollarë.



