“Perdet”/ Regjisorja Gjoni: Ndërthurja e elementëve të filmit i dha atij suksesin (VIDEO) 

“Perdet”/ Regjisorja Gjoni: Ndërthurja e elementëve të filmit i dha atij suksesin (VIDEO) 

Filmi shqiptar “Sheets” OSE PERDET është vlerësuar dy herë në festivalin e filmit në Trieste. Filmi me metrazh të shkurtër mban emrin e regjisores Evi Gjoni, me skenar nga Genc Përmetit dhe Sven Dagones. Në një intervistë për MCN, regjisorja Gjoni thotë se ajo që i dha sukses filmit ishte mënyra si janë ndërthurur me njëri-tjetrin elementët e tij.  

Pika e fortë e filmit është mënyra si janë ndërthurur elementët me njëri-tjetrin. Juria që dha çmimin këtë ka vlerësuar.

Shumica janë prirur te drama, ndërsa unë solla një realitet distopik. Unë kam vendosur një familje që jeton në izolim prej disa kohësh. Nuk dihet pse ka ndodhur ky izolim.

Edhe skenari, sipas Gjonit, është ndërtuar nëtë njëjtën mënyrë. Tre skenaristë kanë ndërthurur punën e tyre.

Unë u frymëzova gjatë muajve të karantinës. Kisha frika nga e panjohura. Kemi punuar 3 skenaristë për ta ndërthurur këtë film. Në qendër është një djalë që nuk flet dhe në fund të filmit, ai luan me vajzën e emigrantëve. Mesazhi është që fëmijët dhe çiltërsia e tyre janë humanizëm dhe një gjë që ne të rriturit duhet t’i kujtojmë herë pas here.

Përzgjedhja e aktorëve është bërë mbi dëshirën për ta afruar shikuesin me fabulën.

Unë doja shumë që aktorët të ngjanin si njerëz të jetës reale. Tristani, aktori kryesor, e kisha hasur në 2-3 punë të tjera dhe më kishte pëlqyer. Të gjitha aktorët e morën me shumë dashuri.

Gjoni ngriti shqetësimin e mungesës së financimeve kur është fjala për film të kësaj kategorie.

Sponsorizimet për filmat shkojnë më shumë për filmat komercialë dhe jo për filmat autor. Këta të fundit janë më shumë te pjesa artistike dhe jo komerciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy