I mori qytetarëve 40 mijë euro për t'i punësuar, pranga 51-vjeçares vlonjate

I mori qytetarëve 40 mijë euro për t'i punësuar, pranga 51-vjeçares vlonjate

Policia ka vënë në pranga një grua të shpallur në kërkim për për mashtrimin e dhjetëra qytetarëve, të cilëve iu kishte marrë para duke iu premtuar një vend pune.

Sipas të dhënave zyrtare, në sajë të operacionit të koduar “Mashtrimi i Fundit”, Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Vlorë pas një hetimi të gjatë policor me metoda speciale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen e shtetases së shpallur në kërkim:
– Bukuroshe Kola, 51 vjeçe, banuese në Vlorë.

Kjo shtetase dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Mashtrimi, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, për të cilën ka marrë edhe masën e sigurisë “Arrest në burg”, prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me numër Vendimi Penal 258 datë 28.07.2015.

Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar shtetasja Bukuroshe Kola, ka rezultuar se gjatë periudhës kohore, Dhjetor 2016 – Maj 2017 ka mashtruar rreth 15 shtetas duke iu marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.

Policia ka bërë të mundur menjëherë ndalimin e saj, si dhe vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë të gjithë shtetasit të cilët rezultojnë se mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy