
Duke filluar nga ora 20:45, do të luhet sfida Çeki-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Ndonëse çekët vijnë si favoritë në këtë përballje, kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, do të kërkojnë të bëjnë surprizën e madhe dhe kthehen me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë.
Pritet një ndeshje e luftuar dhe e zjarrtë nga të dyja ekipet, që ndajnë dy vendet e para në Grupin E.
Çekia kryeson me 7 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 6 pikë, 1 më shumë se Moldavia e vendit të tretë dhe 3 më shumë se Polonia e vendit të katërt.
Pak minuta para sfidës, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.
FORMACIONET ZYRTARE:
FORMACIONET ZYRTARE:
Çekia: Pavlenka, Holes, Brabec, Krejci, Coufal, Soucek, Kral, Provod, Cerny, Kuchta, Cvancara.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Cikalleshi.



