Xhadat/ Denoncimi i të riut nga Madagaskari: Keqtrajtimi në punë, mbajtja e sendeve personale dhe e pasaportës nga firma private

Xhadat/ Denoncimi i të riut nga Madagaskari: Keqtrajtimi në punë, mbajtja e sendeve personale dhe e pasaportës nga firma private

Një i ri nga Madagaskari i Afrikës, Stefano, ka ardhur në emisionin Xhadat për të rrëfyer një ngjarje të pazakontë. Ai tregon se këtu, në vendin tonë ka ardhur për të punuar si shofer kamioni ose mekanikë, por sipas tij në ndërmarrjen ku ai nisi punë 9 muaj më parë në kompaninë private “Brema” në Pjesëz të Shijakut, kjo kompani nuk e ka respektuar aspak vendin e tij të punës ku kishte kërkuar të punonte, por e kishte futur atë si punëtor të thjeshtë në seleksionimin e plehrave dhe alumineve.

 

Më tej ai rrëfen se edhe në rastet kur ka qenë i sëmurë kompania nuk e merrte parasysh gjendjen e tij shëndetësore, por i afronte atij një ilaç të shpejtë po në vendin e punës dhe e urdhëronte të punonte. Madje ai tregon se në këtë ndërmarrje edhe e kanë kërcënuar se nëse nuk punon, do të dëbojmë në Madagaskar, por ai shprehet se në Shqipëri ka ardhur me dëshirën e tij dhe me çdo kosto tjetër, që edhe tek bileta e avionit. Gjithashtu ai u shpreh se kësaj kompanie i ka thënë shpeshherë në lidhje me keqtrajtimin se nuk është skllav i tyre dhe as makineri pune, por qenie njerëzore si çdo njeri tjetër.

 

Ai tregon gjithashtu se në këtë ndërmarrje drejtuesit i kanë mbajtur sendet personale, që nga rrobat dhe pasaportat. Ai shprehet se drejtuesit i kanë mbajtur me qëllim pasaportën duke e kërcënuar se pasaportën do e marrësh në aeroport, se nëse ta japim do të kthehesh nga ke ardhur, pra në Madagaskar. Ai tha se këto të drejta i ka lexuar nga informacionet që ka kërkuar dhe thotë se pronari nuk ka asnjë të drejtë t’i mbajë punëtorit pasaportën e tij.

 

Bashkë me të riun, Stefano, gazetari i emisionit Xhadat Ersidi Karaj iu drejtua kompanisë ku ai kishte qenë i punësuar për të kërkuar rrobat dhe pasaportën e tij dhe tek porta hyrëse bisedojmë me administratorin dhe pronarin dhe kompanisë, ku u shprehën se Stefanon e kanë denoncuar në polici disa ditë më parë për vjedhje dhe ai nuk ka ardhur vetë t’i marrë këto sende, jo se ata ia kishin ndaluar, por se Stefano nuk kishte ardhur t’i merrte pas pas shoqërimit në komisariat. Gazetari së bashku me të riun futen brenda dhe marrin sendet e tij personale me valixhe dhe i nxjerrin jashtë dhe presin për të marrë pasaportën.

 

Avokati Erald Aga, sqaron për emisionin Xhadat dy momente të veprave penale, se mjeti i identifikimit nuk mund të mbahet nga asnjë punëdhënës apo persona të tretë sepse ky qytetar ka qenë gjithë kohës i kufizuar dhe nuk ka qenë i lirë për të lëvizur, qoftë edhe në një qytet tjetër. Gjithashtu ai shprehet se mjeti i identifikimit jepet fillimisht për kryerjen e disa procedurave për regjistrim, por nuk mbahet. Sepse nëse mbahet ky mjet identifikimi mund të përdoret për qëllime të tjera kriminale. Ai thotë se për sa kohë i është mbajtur pasaporta nga punëdhënësi ky qytetar nuk ka qenë i lirë.

 

Gazetari Ersid Karaj i emisionit “Xhadat”, së bashku me të riun, morën pasaportën nga vetë administratori i kompanisë. Më pas, Stefano u shpreh mirënjohës për ndihmën, duke theksuar se vetë nuk do ta kishte zgjidhur këtë situatë.

 

Ekipi i emisionit “Xhadat” ka filmuar një skenë ofenduese nga vetë pronari i kompanisë, gjatë kohës ku gazetari bashkë me Stefanon, ai e shanë të riun “do të q* motrën”. Ku sipas kësaj u vu re edhe keqtrajtimin që ai mund të ketë pasur në atë ndërmarrje, ku siç u rrëfye, ata nuk ishin aspak njerëzorë me të.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy