
Bilancet e ditëve të fundit me koronavirus në Greqi janë bërë shqetësuese pasi edhe sot kanë humbur jetën 6 persona. Mediat greke bëjnë me dije se me krahasim me të mërkurën kur kishte një numër rekord rastesh, 293, sot ka patur një ulje të lehtë, 259.
Në total që prej fillimit të pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 9351, ndërsa i atyre që kanë ndërruar jetë në 254.
Shqetësuese për Greqinë vijon të jetë fakti se ka mjaft raste të importuara nga jashtë vendit, si pasojë e kthimit nga pushimet. Sot 25 nga 259 të tilla kanë qe ardhur nga pikat kufitare.
Greqia ka qenë një nga shtetet që ka menazhuar më së miri situatën me pandeminë e koronavirusit.



