
Senati ka aprovuar financimin e qeverisë federale deri më 8 shkurt, duke anuluar kështu mbylljen e administratës. Me 81 vota pro dhe 18 kundër, ky vendim i kalon Dhomës së Lartë, ku parashikohet miratimi dhe më pas përfundon në tryezën e presidentit Trump për t’u firmosur.
Në këtë mënyrë i jepet fund mbylljes 60-ditore të administratës federale. Diskutime me orë të tëra që i paraprinë këtij votimi bënë që vetë presidenti Trump të akuzonte opozitën se po luante me jetën e ushtarëve, fatin e punonjësve të administratës dhe familjeve të tyre, pasi mbyllja e administratës ka ndalur shërbimet kryesore dhe pagesat e punonjësve.
Ndërsa demokratët kanë ngulur këmbë në betejën për ata që njihen si “Dreamer”, 700 mijë qytetarë, emigrantë të paligjshëm në SHBA, të cilët kanë hyrë në moshë minorene dhe mbrohen nga program DACA, i lançuar nga Obama, por që Trump e ka pezulluar pa dhënë asnjë zgjidhje tjetër.
Këmbëngulja e demokratëve çoi në marrëveshjen për diksutim të menjëhershëm të çështjes “Dreamer”, në këmbim të votës së tyre për financimin e qeverisë deri më 8 shkurt. Kanë qenë një grup prej 20 senatorësh, të cilët kanë bërë rolin e ndërmjetësve mes palëve.



