
Profesionet e ndryshme nga femrat në Shqipëri janë nga më të ndryshmet.
Një ndër to është 22 vjeçarja Erta Agolli, e cila tash e tre vite ushtron profesionin si DJ në klubet dhe pub-et e natës në vend.
Erta rrëfen për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, se si nisi pasioni i saj me gjithë ballafaqimet dhe sfidat e profesionit.
Jam 22 vjeç, pasioni më ka lindur që fëmijë, kam qenë e apasionuar pas artit. Kam nisur me pikture, por muzika ka qenë gjithmonë aty dhe erdhi një moshë kur guxova dhe deri tani po shkon shumë mirë.
Nuk bezdisem kur punoj natën dhe i zgjedh vendet vet, nga vendet vjen klientela dhe nuk kam pas probleme shumë. Me shumë më bezdis jo profesionalizmi se po të vendosesh një kufi me njerëzit, të ndryshojnë oraret, datat, dhe për mendimin tim, ‘time is many’ dhe duhet vlerësuar.
Zhanri që unë luaj është fanky house, nuk hyn në muzikën elektronike shumë të fortë dhe deri diku mund ta pranojë çdo lloj veshi, prape shqiptari do të tundet pak.
DJ Erta, thotë se për këtë profesion shpesh paragjykues nga të tjerët, ka pasur përkrahjen e familjes.
Fillimisht të marrin më lehtësisht se sa do paguhej një mashkull, në fillimet e mia kam pasur probleme se nuk isha e saktë që të vendosja unin tim dhe kemi rënë dakord për të dhe sikletosesha, por çdo gjë me moshë. Jam tre vite si DJ, jam e re në këtë fushë.
Familjen e kam pasur shumë suportues, kam qenë e pavarur në çdo vendim që kam pasur.
Në të ardhshmen shoh veten të luaj muzikën që dua, nëse e sheh vetëm për lek, pasioni të venitet, por duhet ta duash.
Unë vazhdoj punë full time në një kompani marketingu, poashtu studioj dhe si dj.
Kam disa tatuazhe me kuptime.



