Goditet një bazë armatimi në Tiranë, në kërkim poseduesi, arrestohet nëna e tij

Goditet një bazë armatimi në Tiranë, në kërkim poseduesi, arrestohet nëna e tij

Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale.

 

Shpallet në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë që vihet në pranga nëna e tij, 66 vjeçe.

 

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin Picallë mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve për grupe kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Picalla”.

 

Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. 

 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q. u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 pushkë, 3 pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

 

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

 

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy