Amerikanët privatizojnë telekomin e Kosovës (VIDEO)

Amerikanët privatizojnë telekomin e Kosovës (VIDEO)

Pas shitjes së Telekom Albania një kompanie bullgare, edhe qeveria e Kosovës kendosi t;ja kalojë privatit Telekom Kosova, pasi ishte drejt falimentimit. Fituese për privatizimin e Telekom është shpallur një kompani amerikane “Artillery One” dhe lajmi është konfirmuar edhe nga përfaqësuesit e kompanisë.

Një situatë e ngjashme me atë të Shqipërisë , e cila shiti kompaninë Telekom Albania për 50 milionë euro kompanisë bullgare, Albania Telecom Invest, po ndodh edhe në Kosovë. Pak ditë më parë qeveria e kosovës  njoftoi se kompania e telekomunikacionit Telekom është në krizë financiare, dhe si mënyrën e vetme pë ta shpëtuar atë nga falimentimi ishte privatizimi i saj.

Për privatizimin e saj janë interesuar shume kompani nga Franca, Cekia Austria dhe Amerika, të cilat kanë kërkuar që të investojnë në për gjendjen financiare të Telekomi i Kosovës Sh.A., strukturën organizative dhe asaj të kapitalit, asetet ekonomike dhe ato të pronësisë intelektuale pronë e ndërmarrjes fakt që u bë i ditur edhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë.

Ndërkohë që mediat kosovare raportoj edhe për shpalljen e fituesit tashmë, duke pohuar se është nënshkruar një marrëveshje në formë konfidenciale të pabërë publike me kompaninë amerikane “Artillery One”, një nga kompanitë më të njohura në botë.

Sipas mediave atje të hënën Artillery One dhe Telekomi i Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje të konfidencialitetit, e cila ia mundëson kompanisë të fillojë procesin e analizës financiare në mënyrë që më pastaj të bëjë ofertën për privatizim të Telekomit. Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kompania në fjalë, duke e konfirmuar takimin me përfaqësuese të mistrisë së Kosovës.

Drejtori i menaxhimit pranë  “Artillery One”, Senton Kaçaniku ka thënë se është e rëndësishme që Telekomi të mos bie në duar të kompanive nga vendet armiqësore, por të jetë nën menaxhim te partnerëve të besueshem nga SHBA-të.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy