Anëtari i stafit të zv/presidentit Pence rezulton me koronavirus

Anëtari i stafit të zv/presidentit Pence rezulton me koronavirus

Një anëtar i stafit i zyrës sw zv/presidentit amerikan Mike Pence ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimeve që iu nënshtrua.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Pence të premten në mbrëmje.

“Këtë mbrëmje ( të premten ) u informuam se një anëtar i Zyrës së Zëvendës Presidentit rezultoi pozitiv për Koronavirus.

As Presidenti Trump dhe as zëvendës presidenti Pence nuk kishin kontakte të ngushta me individin”, tha zëdhënësi Katie Miller.

Zyra e shtypit nuk preferoi që të jepte emrin e personit, duke u rezervuar në këtë deklaratë .

Presidenti amerikan Donald Trump caktoi Pence në krye të Task - Forcës, si person përgjegjës për koordinimin e masave të qeverisë së SHBA - ve kundër koronavirusit.

CNN bën të ditur se të paktën dy njerëz u testuan pozitivë për koronavirusin pasi morën pjesë në Konferencën e Politikave të Komitetit për çështjet Publike të Izraelit në Uashington, në të cilën morën pjesë Pence si dhe disa ligjvënës amerikanë dhe ndihmës Konservator, muajin e kaluar, ku një i pranishëm i profilit të lartë gjithashtu testoi pozitiv për koronavirusin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy