Kryeministri britanik Rishi Sunak ka mbërritur në Tel Aviv.
Gjatë vizitës së tij dyditore Sunakdo të diskutojë për luftën në Gaza me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahuin.
Po ashtu bëhet me dije se kryeministri britanik do të vizitojë gjithashtu Egjiptin dhe Katarin.
"Mbi të gjitha, unë jam këtu për të shprehur solidaritetin tim me popullin izraelit. Ju keni pësuar një akt të tmerrshëm terrorizmi të papërshkrueshëm dhe dua që ju të dini se Mbretëria e Bashkuar dhe unë qëndrojmë me ju", u tha Sunak gazetarëve izraelitë pas uljes së avionit.



