Përzgjedhja e kandidatëve, Kalemaj: Partitë nuk mund të kthehen në audicione televizive (VIDEO)

Përzgjedhja e kandidatëve, Kalemaj: Partitë nuk mund të kthehen në audicione televizive (VIDEO)

Të gjithë emigrantët që kanë një kartë identiteti shqiptare apo një pasaportë, mund të votojnë edhe nëse ajo ka skaduar.

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se ky vendim i marrë nga qeveria është një lajm i mirë sepse 500 mijë shqiptarëve i jepet mundësia të votojnë dhe kjo shifër nuk është pak

Është lajm i mirë që 500 shqiptarë që llogariten se u kanë skaduar letërnjoftimet të pranohen të votojnë, deri në 31 maj që u shty afati. Është lajm i mirë se gjysmë milioni nuk janë pak pavarësisht sa prej tyre do të zgjedhin të regjistrohen për të votuar. Është 140 mijë shifra e atyre që kanë tentuar të regjistrohen, janë 50 mijë që nuk janë lejuar të regjistrohen, është shifër shumë e madhe. Nuk e dimë arsyet, mbase janë këta me letërnjoftime të skaduara. Është dhe kategoria e tretë,  ata me pasaporta biometrike të huaja. Kjo është kërkesa primare e opozitës për të mundësuar dakordësinë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Është pak e paqartë situata se për çfarë duhet dakordësia dhe për çfarë do të bëhen këto ndryshime, për çfarë duhen 84 vota. Për afatet? Për atë 10 ditëshin. Votimi me postë ka lidhje me afatet.

Po ashtu Kalemaj tha se partitë nuk mund të kthehen në audicione televizive kur vjen puna për përzgjedhjen e kandidatëve për listat e deputetëve.

Nuk mund të jenë partitë audicion. Bëjmë audicion, kushdo që do të zgjidhjet deputet, se kthehet në një farë mënyrë si audicion televiziv, si ato konkurset me talente. Pavarësisht kontributeve politike apo profesionale që mund të kenë dhënë, ata thjesht bëjnë atë audicionin aty. Unë i kam parë disa prej videove aty, janë 1 minutëshe. Çfarë mund të thotë një njeri në një minutë? Ai që realizon videon më të bukur, muzikën më të përzgjedhur? E dëmton partinë. Një pjesë e videove janë qesharake, servilizma të kryetarit të partisë. Thyen parimin e përfaqësimit politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy