Samantha Sarelli, Miss Globe USA 2025: Përfaqësoj jo vetëm Amerikën, por edhe Shqipërinë në zemër

Samantha Sarelli, Miss Globe USA 2025: Përfaqësoj jo vetëm Amerikën, por edhe Shqipërinë në zemër

Samantha Sarelli, e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një shembull frymëzues i brezit të ri shqiptaro-amerikan. 

Me origjinë nga prindër shqiptarë, ajo ka arritur të ndërthurë me krenari dy kultura, atë amerikane dhe shqiptar, duke u bërë zëri i diasporës në arenën ndërkombëtare të bukurisë.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo rrëfen se në vitin 2020, mbante titullin “Miss Connecticut Teen USA”, ndërsa sot, si 'Miss Globe USA 2025', ajo po ngjitet në një tjetër nivel të suksesit dhe përfaqësimit.

Para shtatë vitesh nisa të merresha me modeling. Pesë vite më vonë fitova titullin Miss Connecticut, dhe tani jam Miss Globe USA 2025. Përfaqësoj Amerikën, por në zemër mbaj gjithmonë Shqipërinë.

Kam përfunduar studimet në ekonomi dhe aktualisht punoj në një zyrë avokatie, ndërsa synoj të ndjekë edhe studimet e mëtejshme për jurisprudencë.

 Krahas profesionit, jam aktive në jetën shoqërore të diasporës shqiptare dhe në nisma humanitare.

Unë punoj për komunitetin shqiptar jashtë atdheut dhe për ruajtjen e kulturës sonë. Ndihmoj shumë gra që kanë qenë viktima të trafikimit. Për mua, titulli i Miss Globe USA nuk ka të bëjë vetëm me bukurinë apo modelimin, ka të bëjë me ndikimin, me mundësinë për të ndihmuar të tjerët dhe për të qenë zë për ata që nuk dëgjohen.

Jam e përfshirë në fushata ndërgjegjësimi kundër trafikimit njerëzor, një kauzë që e quan “plagë të njerëzimit.
Bukuria e vërtetë nuk qëndron vetëm në pamje, por në kurajën për të qenë vetvetja, në dashurinë për rrënjët dhe në forcën për të përfaqësuar me dinjitet një komb të vogël me shpirt të madh.

Një nga momentet më të ndjera të rrugëtimit të saj në 'Miss Globe USA 2025' ishte interpretimi në gjuhën shqipe i këngës për Skënderbeun, në nder të prindërve të saj dhe të mbarë diasporës shqiptare.

Solla në skenën e bukurisë globale një këngë që mishëron krenarinë kombëtare dhe kujtesën historike të shqiptarëve. Doja një këngë me kuptim, që të lidhej me rrënjët dhe gjakun tim shqiptar.

 Kjo këngë flet për Skënderbeun, heroin që luftoi për popullin shqiptar dhe është arsyeja pse Shqipëria ekziston ende sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy