Italia tashmë ia ka kaluar edhe Kinës për përmasat që ka marrë përhapja e koronavirusit. Ajo konsiderohet si vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, sipas shifrave të fundit të publikuara nga qeveria italiane, thotë “Euronews”.
Roma ka raportuar 427 vdekje të reja COVID-19 brenda një dite. Me këto të dhëna numri i vdekjeve në vend për shkak të koronavirusit ka arritur në 3 405 persona, një shifër kjo që ia kalon edhe vetë vendit burim të COVID-19 me 150 persona. Totali i Italisë ishte 1016 viktima vetëm një javë më parë, por me 300-400 vdekje të reja në ditë, kjo shifër tashmë rezulton të jetë trefishuar.



