“Veprat kaluan në doganë”, kryeplaku kundër arrestimit të banorit të komunitetit rom: Shet në treg lirë

“Veprat kaluan në doganë”, kryeplaku kundër arrestimit të banorit të komunitetit rom: Shet në treg lirë

Kryeplaku i fshatit Drizë në Fier, Panajot Alushi kundërshton arrestimin e e banorit të komunitetit rom, Shpëtim Kalemi i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Vlera”, për trafikimin nga Greqia të veprave të artit.

Alishi pretendon se gjithçka është padrejtësi dhe se Kalemi shet me çmim të lirë në treg, madje pretendon se veprat kanë kaluar në doganë.

Për mua është një padrejtësi që polica është futur në banesë pa asnjë urdhër.

Të dëgjojë Kryeministri dhe gjyqtarët e Fierit që na marrin në qafë kot për shkak të arsimit tonë, na sorollasin dhe na marrin nëpër këmbë.

Policia e Shtetit dhe ministria e Drejtësisë duhet të marri masat për këtë shtresë.

Shpëtim Kalemi ka dalë nuk e ka ndaluar dogana greke dhe ajo shqiptare, që i ka kaluar këto objekte me  makinën e tij.

I ka kaluar në skaner dhe ka paguar 260 euro, tani ato gjëra të vjetra që ne shesim me 500 lekë të vjetra në treg, bujrum të bllokojë të gjitha tregjet.

Sipas tij, gjërat që janë kapur në shtëpinë e Shpëtim Kalemit, janë gjëra pa vlerë, madje kërkon që të futet ekspertiza dhe t’i verifikojë.

Alushi shkon më tej duke pretenduar se drejtori i Policisë së Fierit nuk ka arsimin e duhur dhe duhet shkarkuar nga detyra.

Ne nuk e lemë më kaq, do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, pasi nuk është hera e parë që na godasin. Ndaj duam dëmshpërblim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy