Arrestohet drejtuesi i autobusit i cili u dogj të premten në Krujë, ku për pasojë humbi jetën një e moshuar ndërsa u lënduan 13 të tjerë ku 8 prej tyre ishin në gjendie më të rëndë.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, dyshohet se shkak për djegien e autobusit është bërë mos zbatimi i rregullave të qarkullimit.



