Grabitet me armë kazinoja në Korçë

Grabitet me armë kazinoja në Korçë

Një kazino ka rënë pre e grabitësve të armatosur natën e shkuar në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit, ku nën kërcënimin e armës, dy persona kanë marrë një sasi lekësh dhe janë larguar. Policia bën me dije se “rreth orës 03:40  jemi njoftuar se në lagjen nr 11 Korçë, në një ambient lojrash fati (kazino) dy persona të maskuar ku njëri prej tyre dyshohet  të ketë qenë i armatosur duke kërcënuar personelin, kanë marrë një sasi lekësh dhe më pas janë larguar”.

Nga grabitja nuk ka të lëdnuar ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy