
Avokatet kane nisur sot bojkotin 4 ditor te seancave gjyqësore, akt që ka futur në kolaps proceset gjyqësore në rang kombëtar. Me qindra seanca të planifikuara për ditën e sotme në gjykatat e gjithë Shqipërisë janë shtyrë për shkak të mungesë së avokatëve të cilët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore. Ata kanë paralajmëruar se mund të bojkotojnë edhe masat e sigurisë.



