“Vdekjet e fshehura”, PD shpërndan listën e morgut

“Vdekjet e fshehura”, PD shpërndan listën e morgut

Pak ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se qeveria fsheh numrin real të viktimave të koronavirusit, selia blu ka shpërndarë listën me emrat e tyre.

Lista në fjalë i përket periudhës mars-gusht 2020 dhe ka emrat e viktimave, sipas datave kur janë dërguar në morgun e Tiranës.  

Të enjen, kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi në një emision televiziv se numri i viktimave të Covid-19 rezulton gati 2 herë më i lartë se ai që raportohet nga institucionet.

Basha kishte me vete dhe listën e emrave, të ardhur nga morgu ku janë raportuar si vdekje nga COVID-19.

Kreu i PD-së tha se lista në fjalë duhet të merret nga prokuroria menjëherë për të nisur hetimet.

Basha tha se deri në tetor janë raportuar 509 viktima, ndërkohë që në dokumentet e tij rezulton se kjo shifër është 923 viktima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy