Këshillimi Kombëtar/ Nano: Ide populiste, Rama e ka bërë më shumë për të marrë mendime rreth “Open Ballkan”

Këshillimi Kombëtar/ Nano: Ide populiste, Rama e ka bërë më shumë për të marrë mendime rreth “Open Ballkan”

Rreth anketimit përmes Këshillimit Kombëtar të kryeministrit Edi Rama, i cilësuar nga ai si një mënyrë për të folur populli, analisti Mustafa Nano, i cilëson më shumë si populiste.

Në edicionin e lajmeve në MCN Tv, Nano u shpreh se qeveria i merr vet vendimet dhe nuk shihet si transparencë fakti se ky lloj anketimi është bërë për të marrë mendime nga populli.

Sa i takon anketimit rreth legalizimit të kanabisit, edhe pse s’jam kundër, nuk më pëlqen ky lloj motivacioni, Rama nuk kishte arsye të priste rezultatet e Këshillimit popullor që nuk kanë vlerën e një anketimi popullor, ku supozohet se nuk ka marrë pjesë pjesa më e madhe e popullatës.

Është një masë e mirë për të shmangur riskun që kultivimi të kthehet në fenomen masiv, sepse kur e lejon ti kur e legalizon, të tjerët nuk kanë interes për ta mbjellë, veç për konsum të jashtëm, sepse tregu është ilegal.

Shtohen vende pune, tha Rama, porse nuk kemi një studim nga ana e qeverisë se mbi çfarë baze do të ketë vende pune, etj.

Për Nanon, anketime të tilla janë të panevojshme, dhe me gjasë, sipas tij, Rama e ka bërë më shumë për të marrë mendime nga populli rreth “Open Ballkan”.

Ne kemi një qeveri, të mirë a të keqe ajo i merr vet vendimet, s’ka nevojë ajo të organizojë fushata, anketime, mund të caktojë për çështje sensitive por jo të marrë 12 çështje e t’ja paraqes publikut me idenë që është sovrani.

Është ide populiste, nuk e di pse e ka bërë, unë supozoj dhe hedh dyshime që e ka bërë më shumë për nismën e “Ballkanit të Hapur” për të marrë mendime se si e ka organizuar, dhe për ti bërë stop çfarëdo lloj procesi, p.sh. të thotë që unë e kam mendimin e popullit, supozoj, sepse nuk shoh ndonjë gjë që ta legjitimoj arsyen e këtij anketimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy