Mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga Vladimir Putin është një pranim i qartë i dështimit të Rusisë në Ukrainë.
Kështu deklaroi qeveria britanike e Liz Truss në një shënim të lëshuar nga Downing Street, në të cilin dënohen veprimet e Moskës në terren dhe ritheksohet synimi i Londrës për të ndihmuar Kievin që të mbrojë sovranitetin e tij .
Shënimi doli para fjalimit që Truss do të mbajë në OKB, në orët e ardhshme, ku ajo do të bëjë debutimin e parë si kryeministre.



