Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Rikthehen reshjet, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e enjte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar ndërsa në zonën e juglindjes reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1200 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 2 deri 6°C                                       

-në zonat e ulëta 6 deri 14°C                                       

-në zonat bregdetare 10 deri 14°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy