Zjarret vdekjeprurëse, largohet një ministër nga qeveria e Alexis Tsipras

Zjarret vdekjeprurëse, largohet një ministër nga qeveria e Alexis Tsipras

Nikos Toskas, ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, dha dorëheqjen nga posti që mbante pas zjarreve vdekjeprurëse që shkatërruan vendpushimet në Atikën Lindore më 23 korrik.

Toskas, i cili ishte nën sulm pas akuzave për mënyrën joefektive dhe të pakoordinuar të shërbimeve greke emergjente që u përballën me katastrofën, dha dorëheqjen e tij tek kryeministri Alexis Tsipras.

Në një deklaratë, ai falënderoi Tsipras për besimin e tij në postin e kabinetit qeverisës, por tha se "fatkeqësia natyrore dhe humbja e kaq shumë bashkëqytetarëve tanë në Matit mposhtin dëshirën për të vazhduar."

Detyrat e tij do t'i përcillen ministrit të Brendshëm, Panos Skourletis, shkruan greekreporter.

Qeveria është kritikuar ashpër për mënyrën se si iu përgjigj zjarrit, i cili ka lënë më shumë se 90 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Më shumë se 1 000 ndërtesa janë shkatërruar ndërsa grupet mjedisore thanë se zjarri ishte më vdekjeprurësi në historinë e vendit, duke djegur 17 000 hektarë tokë pyjore dhe zona banimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy