Të paktën tetë persona humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje dheu që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën që lidh Bogotan me Kolumbinë juglindore. “Kemi tetë të vdekur për momentin. Dy të mitur dhe gjashtë të rritur”, tha koloneli Jorge Díaz, drejtor lokal i mbrojtjes civile, për programin Noticias Caracol. Zjarrfikësit në zonë raportuan 20 të zhdukur. Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga shirat e dendur, pranë komunës Puente Quetame, në departamentin e Cundinamarca.



